EVN: Edhe fshati Studeniçan pa rrymë për shkak të vjedhjeve

Dy pika të tensionit të ulët në fshatin Studeniçan të Shkupit janë aktualisht pa energji si pasojë e mbingarkesës për shkak të vjedhjeve dhe shfrytëzimit të pakontrolluar të energjisë elektrike në atë pjesë të fshatit, njoftojnë nga EVN, përcjell KlanM. Defekti nuk mund të rregullohet për shkak se, siç thonë nga EVN, një familje e caktuar praktikisht mban peng të tjerët pa furnizim me energji elektrike, njofton AMI.

Nga EVN shtojnë se sipas informacioneve në terren, familja Idrizi ka përvetësuar dhe rrethuar rrugët në një sipërfaqe prej rreth 30 shtëpish për një kohë të gjatë dhe po i pengojnë ekipet e EVN-së që ta rregullojnë defektin, përcjell KlanM.

“Duhet riparimi i defektit dhe rikonstruksioni i rrjetit për të mundësuar lidhjen legale dhe matjen e energjisë elektrike. Detyrimi ynë ligjor është t’u ofrojmë të gjithë qytetarëve një furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm me energji elektrike”, thonë nga EVN dhe shtojnë se po bëjnë përpjekje që ta tejkalojnë situatën që të mos vuajnë qytetarët e pafajshëm për shkak të personave të caktuar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share