Evi Reçi në muajt e fundit të shtatzanisë, zbulohet gjinia e bebit

Ashtu siç përflitej prej pak kohësh, Evi Reçi dhe Kledi Hysa po bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël moderatorja dhe këngëtarja e ka konfirmuar për “Living” në një intervistë ku flet për shtatzëninë. Gjithashtu këngëtarja ka zbuluar edhe gjininë e bebin, i cili është djalë.

‘Gjininë nuk e kemi pasur fare temë kryesore. Por, parandjenja ishte që e kishim djalë. Kledin mund ta lije deri në lindje dhe nuk donte ta dinte gjininë, nuk e kishte aspak të rëndësishme, donte vetëm shëndetin e tij të plotë dhe nuk kishte preferenca. Unë, nga ana tjetër, i thashë një mikeshës sonë, e cila na ndihmoi me analizat, ta shikonte dhe të na sillte një tortë me ngjyrën e gjinisë së bebit. Nuk bëra asnjë festë madhështore për “gender reveal”. Ajo thjesht më solli tortën, ne e hapëm dhe zbuluam ngjyrën blu. U gëzova shumë, se e doja një çun, nuk e di pse, ndoshta prej natyrës sime. Kledi duke qeshur tha vetëm këtë: “Tani po që do më lini mënjanë, se çunat bëjnë pas mamit, të ishte gocë do ta kisha për vete’’.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share