Eva Kaili reagon për herë të parë për skandalin e korrupsionin në PE

Eurodeputetja greke: Jam e pafajshme, nuk kam lidhje me çështjen e financimit nga Katari

Përmes avokatit të saj, zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili ka dhënë deklaratën e saj të parë lidhur me akuzat për përfshirjen në Katargate.

Duke folur për një televizion grek, avokati i eurodeputetes thekson se ajo është e pafajshme dhe këmbëngul se nuk ka lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

“Nuk ka asnjë lidhje me financimin nga Katari. Ky është pozicioni i saj. Shprehimisht dhe kategorikisht. Detaje nuk mund të them, sepse është e ndaluar”, ka thënë avokati Michalis Dimitrakopoulos.

Megjithatë, ai thotë se nuk e di nëse janë gjetur para apo sa janë gjetur.

“ Gjithçka që mund t’ju them, sepse kam folur me motrën e saj, është se nuk ka krevat fëmijësh ku edhe pretendohet se janë fshehur paratë. Ju mohoj në mënyrë eksplicite sepse ma ka thënë edhe motra e saj zonja Magdalena Kaili. Tani po flitet për paratë e gjetura në valixhe, nuk e konfirmoj dhe as nuk e mohoj dot”, ka thënë ai.

Policia belge sekuestroi para kesh me vlerë rreth 600 mijë euro, në 16 ambiente të ndryshme nëpër Bruksel të premten. Prokurorët në Greqi po ashtu kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kailin në shtetin fqinj.

Hetuesit dyshojnë se Katari, është përpjekur që të influencojë parlamentin evropian duke dhuruar para ose dhurata për disa ligjvënës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share