Eurozona, rritja ekonomike vitin e ardhshëm

Inflacioni do të vijojë të mbetet i lartë këtë vit duke detyruar vendet në zonën euro të shtrëngojnë politikat monetare

Eurozona do të vijojë të luftojë këtë vit me një inflacion të lartë, por rritja ekonomike do të nisë vitin e ardhshëm.

“Në 2024, rritja pritet të forcohet. Zbutja e inflacionit gradual, zgjerimi i vazhdueshëm i punësimit dhe rritja e fortë e pagave parashikohen të nxisin të ardhurat reale tek familjet. Edhe pse inflacioni total i eurozonës ra në një mesatare prej 8 përqind në tremujorin e parë të 2023, nga 10% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Ai vijon të mbetet i lartë. Ne besojmë se çmimet e mallrave do të vazhdojnë të bien këtë vit, pjesërisht për shkak se problemet e zinxhirit të furnizimit zvogëlohen. Presim që inflacioni të arrijë në 5.6% këtë vit dhe 2.6% vitin e ardhshëm.”

Komisioneri i ekonomisë i BE-së, Paolo Gentiloni ndër të tjera theksoi se teksa inflacioni mbetet i lartë vendet do të vijojnë që të shtrëngojnë politikat monetare.

“Rritja e pagave u bë në vitin 2022 dhe priten rritje më të konsiderueshme të pagave këtë vit si pasojë e rritjeve të ndjeshme të pagave minimale në disa vende dhe në përgjithësi për shkak të presionit nga punëtorët për të rikuperuar fuqinë blerëse të humbur.”

Gentiloni tha gjithashtu se lufta e vazhdueshme në Ukrainë do të vijojë që të hedhë një hije të gjatë pasigurie mbi ekonominë e BE-së.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share