Europol sekuestron mbi 4.6 tonë kokainë

Më 30 Nëntor, një anije braziliane e cila transportonte më shumë se 4.6 tonë u interceptua nga marina franceze si rezultat i bashkëpunimit të inteligjencës mes Europol, MAOC-N dhe autoritetet në Brazil, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E nisur drejt Europës, anija 21 metra e gjatë u interceptua në ujërat ndërkombëtar, në brigjet e Sierra Leone. Ngarkesa e jashtëligjshme besohet se e kalon vlerën e 150 milionë eurove.

Sipas Europol, hetimet vijojnë për të identifikuar grupet kriminale të përfshira këtë trafik ndërkombëtar droge./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share