28 VENDE EVROPIANE BËHEN BASHKË KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR
28 vende evropiane kanë bashkuar forcat në luftën kundër tregtisë me drogë dhe armë, trafikimin e migrantëve dhe me njerëz, në të ashtuquajturën ‘Rruga ballkanike”, kurse aksioni I përbashkët nga 26 deri më 29 tetori, rezultoi me arrestimin e 382 personave dhe ngritjen e 130 hetimeve të reja.
Aksionet që implikuan kontrolle intensive në kufijtë e jashtëm të BE-së, janë koordinuar nga Spanja dhe EUROPOL-i, kurse janë financuar nga programi IPA/2019, njoftojnë mediat e rajonit duke u thirrur në burime të policisë.
EURO-DREJTËSIA, FRONTEX-i, INTERPOL-i, SELEK dhe organizata tjera ndërkombëtare siguruan mbështetje për aktivitetet operative në 18 vende të BE-së dhe në 10 vende të treta.
Operacionet kryesisht janë zbatuar në Ballkan dhe Evropën Juglindore, kurse 16.000 policë ishin kycur në terren.
Janë arrestuar 382 persona, shumica të implikuar në tregtinë me drogë, migrimin e jashtëligjshëm, falsifikimin e dokumenteve dhe tregti me armë, kurse arrestimet dhe dëshmitë e konfiskuara u kanë mundësuar organeve të ndjekjes të hapin 130 hetime të reja.
Nga 382 arrestimet, 159 lidhen me trafikimin e migrantëve, 112 me tregtinë më drogë, 38 tregtinë me armë, 2 me tregtinë me njerëz dhe 71 për vepra tjera penale.
Janë konfiskuar 106 copë armë, 304 kilogram heroin, 147 kilogram dhe 5402 rrënjë marijuanë dhe 1.3 kilogram kokain. /KlanMacedonia/