Europa Veriore goditet nga moti arktik

Dëbora paralizon sërish jugun e Gjermanisë

Reshjet e mëdha të dëborës sërish kanë shkaktuar probleme me transportin hekurudhor në Gjermaninë jugore.

Ngricat dhe prania e akullit në rrugë shkaktoi kaos në Bavari dhe veçanërisht në Mynih. Shërbimi i tramvajit dhe metrove u ndërpre në të gjitha linjat.

Në periferi të Frankfurtit, bora shkaktoi disa aksidente rrugore ku një kamion u përmbys.

Mediat lokale raportuan për të tjera aksidente në disa zona të Gjermanisë jugore.

Stuhia e dëborës ka përfshirë gjithashtu edhe Alpet në veri dhe në disa pjesë të Evropës Lindore.

Bora ka prekur edhe Anglinë veriperëndimore, ku dhjetëra automjete u bllokuan në disa akse rrugore për shkak të ngricave ndërsa mbi 13 mijë banorë kanë mbetur pa energji.

Ndërkaq moti i keq vazhdon të jetë protagonist i këtyre ditëve të para të dhjetorit në shumë rajone të Italisë, ku Mbrojtja Civile ka lëshuar një alarm të verdhë për shira të fuqishëm në rajonet jugore dhe qendrore.

Moti arktik përfshiu të martën edhe një pjesë të Rusisë me temperaturat që në zonën e Siberisë ranë në minus 58 gradë Celsius.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share