Temperatura të pazakonta në Itali, Spanjë e Francë
Italia po përballet këto orë me temperatura të larta rekord. Shkak, vala e të nxehtit afrikan që ka pushtuar thuajse gjithë kontinentin europian.
Deri në 40 gradë shënoi termometri në Romë pas mesditës së kësaj të Mërkure. Temperatura më të larta se normalja e këtij muaj janë shënuar thuajse në të gjitha qytetet e vendit, veçanërisht në ato jugore ku njerëzit kanë gjetur plazhet si zgjidhje për t’u freskuar. Në këto zona është në fuqi niveli maksimal i emergjencës ndaj të nxehtit.
Temperaturat mbi 40 gradë celsius po shndërrohen në normalitet edhe në Spanjë e Francë. Nga temperatura shumë të larta po vuajnë kryesisht zonat mesdhetare të të dy vendeve. Shumë vende po përballen edhe me zjarre të nxitura nga erërat e forta dhe moti i thatë, që sipas ekspertëve pritet të vazhdojë edhe ditët në vijim, një situatë që sipas tyre lidhet me ngrohjen globale.
Tv Klan