Kancelari gjerman ka deklaruar se Gjermania deri në 2045 do të bëhet vendi i parë i industrializuar pa karbon
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se kriza energjitike e shkaktuar nga konflikti në Ukrainë nuk duhet të çojë në kthimin e energjisë së qymyrit.
“Kjo dekadë do të jetë dekada e transformimit, dekada në të cilën ne do të ndërtojmë themelet për një ekonomi neutrale ndaj karbonit. Në më pak se 25 vjet, deri në vitin 2045, ne duam të bëhemi një nga vendet e para të industrializuara pa karbon. Lufta brutale e agresionit kundër Ukrainës, përdorimi i tij i energjisë si armë, rritja e shpejtë e çmimeve të energjisë, e gjithë kjo vetëm na inkurajon në këtë qëllim. Ne duhet të dalim nga qymyri, nafta dhe gazi”.
Ai kujtoi gjithashtu angazhimin e vendeve kryesore të industrializuara perëndimore (G7) për të arritur sa më shpejt të jetë e mundur 100 miliardë Dollarë në vit për financimin e klimës në vendet më të varfra vazhdimisht deri në vitin 2025.
“Në samitin e G7, ne vendosëm të dekarbonizojmë sektorin e energjisë në vendet tona sa më shumë që të jetë e mundur deri në vitin 2035. Për Gjermaninë, kjo do të thotë se 80% e konsumit tonë të energjisë elektrike do të vijë tashmë nga energjitë e rinovueshme në vitin 2030. Si G7, ne i qëndrojmë objektivit të vendeve të industrializuara për të mobilizuar 100 miliardë Dollarë për financimin e klimës sa më shpejt. Gjithashtu së bashku me bizneset, ne duam të investojmë 600 miliardë Dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme në infrastrukturat moderne, në dixhitalizim, shëndetësi, arsim dhe energji të pastër”.
Siguria e energjisë ka qenë një temë e nxehtë në Europë që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë. Kombet tradicionalisht kanë importuar më shumë se gjysmën e furnizimeve të tyre me energji, me një pjesë të konsiderueshme nga Rusia.
Bisedat rreth pavarësisë së energjisë janë bërë të zakonshme që kur Perëndimi filloi të vendoste sanksione ndaj Kremlinit. Tani, ndërsa gazsjellësi Nord Stream 1 që lidh Rusinë dhe Euvropën është mbyllur për mirëmbajtje, shqetësimet po rriten se ato flukse mund të mos rifillojnë.
Operatori i gazsjellësit Gazprom tha se është “e pamundur” të arrihet një përfundim në lidhje me funksionimin të sigurt të një termocentrali që kompania thotë se ka rëndësi kritike për gazsjellësin Nord Stream. Por shumë shtëpi, spitale dhe shkolla që ende varen nga gazi, qeveritë po kërkojnë mënyra për të rritur furnizimet.
Ndërsa vendet duke përfshirë Belgjikën, Holandën dhe Francën kanë tashmë terminale operative të gazit natyror të lëngshëm, vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë, nuk kanë asnjë dhe miliarda Euro do të duhet të investohen për të rritur kapacitetin.
Klan News