Eurokomisioneri Varhelyi merr pjesë në Ballkanin e Hapur: Nisma përshpejton rrugën drejt BE-së

Komisioneri i Bashkimit Europian Oliver Varhelyi ka marrë pjesë në nismën e “Ballkanit të Hapur”, që kësaj radhe është mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij përpara pothuajse gjithë liderëve të vendeve të rajonit, Varhelyi theksoi se Ballkani i Hapur mund të jetë mundësi e mirë për përshpejtimin e rrugës drejt Bashkimit Europian të vendeve të këtij rajoni.

“Mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt Bashkimit Europian dhe do të duhet të përshpejtojë edhe integrimin real të rajonit në Bashkimin Europian. Kur flasim për anëtarësimin në BE, më shumë flasim për procese, flasim për korniza negociuese por të jem i sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë, për qytetarët tanë. Samiti i Ballkanit të Hapur duhet të vazhdojë”, tha ndër të tjera Verhelyi. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share