Eurointegrimet! Mickoski e pranon: S’ka Ndryshime Kushtetuese deri në fund të vitit!

Duke folur për procesin euro-integrues dhe problemet me Bullgarinë, kryeministri i vendit, Hristian Mickoski ka thënë se pyetjet më të vështira për t`u zgjidhur janë ato që lidhen me identitetin.

Shton se për problemin që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë tashmë e gjithë bota është e njoftuar.

“Kemi disa pengesa të cilat i kalojmë, më të rënda janë ato që lidhen me identitetin dhe politikën këtu ne bisedojmë, mundohemi dhe punojmë. Problemin tonë e dinë tashmë e gjithë bota në periudha dhe situata kaq të sfiduese, çështja e Maqedonisë është vendosur përsëri në tavolinë, kërkohet zgjidhje, po punojmë asgjë nuk ia lëmë rastit sepse kemi agjendë ambicioze”, tha Mickoski.

Foli për takimin Siljanovska-Radev, tha se Maqedonia nuk do të ndryshojë qëndrimin në asnjë moment dhe do të bëjnë gjithçka që të mbrojnë këtë qëndrim që sipas tij është i argumentuar. Mohoi faktin se mund të ketë ndryshime kushtetuese deri në fund të këtij viti

“Nuk e di, ajo sigurisht nuk planifikohet, nuk e di a është e mundur të bëhet ndonjë hap pozitiv, megjithatë e di se do të bëjmë gjithçka që mundemi me gjithë fuqinë tonë të bëjmë që pyetja jonë ta tregojmë ashtu siç është. Para të gjithë autoriteteve botërore. Këtë edhe e kemi bërë periudhën që po e lëmë pas. A do të ketë ndonjë përmirësim, nuk e di, a do të ketë ndryshim të qëndrimit tonë, nuk do të ketë, sepse qëndrimi jonë është i bazuar në principe dhe argumente atë edhe e kemi thënë”, deklaroi Mickoski.

Deklarata e fundit në të cilën Mickoski hedh poshtë mundësinë e ndryshimeve kushtetetuese nxjerr në pahë mungesën e koordinimit dhe dallimin mes partnerëve të Qeverisë.

Blloku shqiptar, VLEN insiston dhe deklarojnë hapur se ndryshimet Kushtetuese do të bëhen deri në fund të vitit, por një gjë të tillë e mohon Mickoski. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share