Eurodeputetja turke Ozel Demirel fajësoi NATO-n pse e bombardoi Serbinë, gazetari gjerman e quan budallaqe!

Gazetari gjerman i FAZ Michael Martens i ka reaguar deputetes Ozlem Demirel e cila ka bërë një postim kundër ndërhyrjes së NATO’s në vitin 1999 e cila bombardoi caqet serbe për shkak të krimeve në Kosovë.

Demirel është politikane gjermane e lindur në Turqi.

Aktualisht është deputete në Parlamentin Evropian.

Martens me ironi ka komentuar duke thë se NATO e bombardoi për “qejf” Serbinë, derisa deputeten e quan budalla.

“Një ditë NATO vendosi të bombardonte Serbinë për qejf. S’kishte ndodhur asgjë më parë. Politika e aparteidit të Serbisë në Kosovë apo masakra në Srebrenicë dhe masakra të tjera nuk ekzistonin. Është e mahnitshme se sa budallallëqe çnjerëzore mund të futësh në një postim kur je aq budalla sa @OezlemADemirel” ka shkruar Martens.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share