Përfaqësuseset e Gjermanisë dhe Spanjës janë dy ekipete e para që kanë siguruar kualifikim në gjysmӕ finale të Eurobasketit që mbahet në palestrën “Mercedes-Benz Arena” në Berlin.
Spanja ka eliminuar Finlandën, ndërsa Gjermania vendase ishte më e mirë se Greqia. Spanja ishte e para që e siguroi gjysmëfinalen, pasi e mposhti në Berlin skuadrën finlandeze me rezultat 100:90.
Gjermania në anën tjetër u kualifikuan në gjysmëfinale pasi mposhtën Greqinë në një ndeshje spektakolare në Berlin me rezultat 107:96. Gjermanët e hapën ndeshjen shkëlqyeshëm, shënuan nga të gjitha pozicionet dhe çerekun e parë e fituan me epërsinë prej 11 pikësh.
Dy ndeshjet tjera çerekfinale zhvillohen sot dhe takohen: Franca – Italia që fillon në ora 17:15 dhe Sllovenia Polonia që fillon në orën 20:30. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “Mercedes-Benz Arena” në Berlin. /KLanMacedonia/