Shuip Ziberi, një inxhinier në Zagreb në lidhje direkte në emisonin Euro Klan, në lidhje me ndeshjen Shqipri-Kroaci tha që ka qenë me “Kroacinë në zemër, Shqipërinë në mendje dhe kokë.”duke nderuar kontributet e të dyja kombeve në sport dhe kulturë.
Ai kujtoi Ardian Kozniku, shqiptarin e parë që luajti në një Kupë Botërore gjatë viteve të sfidueshme të 90-ta, ku kujtoi arritjet e tij të jashtëzakonshme. Ai gjithashtu tha se ndeshja e futbollit që u zhvillua ishte jashtzakonisht e veçant, me momente ku tifozat kroat duartrokitën lojën superiore të ekipit shqiptar. Ishte njohje e performancën impresive të Shqipris kundër Kroacis.
“Kroacinë në zemër, Shqipërinë në mendje e në kokë. Kështu ka qenë sot ku dhe në kroaci ka pasur një festival të madh të kënaqësisë së artit, dhe sportit. Ne nk duhet ta harrojmë një gjë se futbollisti i parë që ka luajtur në botëror në vitet e 90 ka qenë Ardian Kozniku që trajneri kroat atëher e molri në ekipin e tij dhe ai ishte në Francë, kështu që shqiptari i parë që është në historinë e futbollit ishte ai dhe na zbardhi fytyrën në momenetet më të vështira për shqiptarët.
Ndeshja ka qenë sot jashtëzakonisht mirë, mirëpo ka qenë një ndeshje e duartrokitur ku në momente të caktuar i uruan shqiptarët se kanë luajtur ma mirë. Duhet pranuar se Ahqipëria që më e mirë ndaj Kroacisë e cila ka marrë kritika të mëdha për dobësitë e treguara si nëndeshjen me Spanjën dhe me kombëtaren tonë. Ka ardhur koha që të ndryshohet gjenerata e vjetër e lojtarëve të Krocisë, duhet të sillen gjenerata të reja. Shqipëria ka më shumë shanse se Krocia që të kualifikohet, unë do të gëzohesha më shumë po të fitonte Shqipëria”, tha Ziberi./tvklan.mk/