Euro 2024| Yamal: Nëse arrijmë në finale, nuk do kthehem në Shkollë

Është sensacioni më i madh i këtij kampionati Europian. Falë talentit në fushën e lojës ka mahnitur të gjithë tifozët, teksa i ka shkaktuar dëme rivalëve të parë të grupit, Kroacisë dhe Italisë.

Spanja shpreson shumë tek talenti i Lamine Yamal, i cili paralelisht me kampionatin Europian po ndjek studimet në shkollë. Por, me triumfin në Gjermani, 16-vjeçari, futbollisti më i ri që ka debutuar në Europian është gati të heq dorë nga shkolla.

Ai tani ka zbuluar se nuk do të kthehet në shkollë këtë verë nëse La Roja bëhet kampione. Talenti spanjoll ka tërhequr vëmendjen këtë sezon, falë 6 golave dhe 7 asisteve me Barcelonën. Aktualisht, Jamal ka dhuruar një asist me Spanjën në Euro2024, ndërsa është një armë e fortë për të goditur kundërshtarët.

Sulmuesi 16-vjeçar do të jetë sërish në aksion më 24 Qershor, kur Spanja e De la Fuente do të përballet me Shqipërinë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share