Euro 2024 | Turqia ëndërron kualifikimin, i duhet 1 pikë kundër Çekisë

Çekia dhe Turqia do të ndeshen në Volksparkstadion të Hamburgut për një vend në raundin e të 16-ve të Euro 2024.

Objektivi i të dyja përfaqësueseve është që t’i bashkohen Portugalisë kryesuese të Grupit F.

Kombëtarja turke duhet thjesht të shmangë humbjen që të dalë në vend të dytë në renditje, ndërsa çekët duhet të fitojnë dhe të shpresojnë që Gjeorgjia të dështojë kundër luzitanëve.

Ekipi i drejtuar nga Hasek mbërriti në Gjermani me pesë fitore radhazi, shumica nga sfida miqësore, ndërsa ka fituar vetëm 4 nga 15 takimet në kompeticionet ndërkombëtare.

Finalistët e Euro 1996 kanë marrë maksimumin e pikëve nga vetëm 1 nga tetë ndeshjet e fundit në fazën e grupeve, kundër Skocisë tri vite më parë.

Ndërsa Turqia i ka fituar dy takimet e luajtura në europian kundër Çekisë. Ekipit të drejtuar nga Montela i duhet vetëm një barazim në këtë takim, ndërsa për t’i mbështetur do të jetë një numër i madh tifozësh.
Turqia ka humbur vetëm 3 nga 16 sfidat e fundit në kompeticionet ndërkombëtare.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share