Në kampionatin evropian të futbollit që do të mbahet në Gjermasni nga 14 qrshor deri më 14 korrik 2024, tanimë është mësuar i gjithë orari i ekipeve pjesëmarrëse si dhe vendet ku do të zhvillohen ato. Në Euro 2024, në mesin e 24 vendeve pjesëmarrëse është edhe Kombëtarja Shqiptare e cila do të garon në Grupin B, së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacia. Ky grup nga njohës të mire të futbollit konsiderohet si grupi i ferrit. Pjesëmarrja e Shqipërisë pë të dytën here do të jetë një sprovë e madhe për të besuarit e Silvinjos ,të cilët pasi e përfunduan eliminatoret në vend të parë në Grupin E, tani do tentojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë në fazën finale.
Çka duhet të dime për Kombëtaret e e Grupit B?
SPANJA: Në Kampionatet Europ[iane ka marrë pjesë në 11 edicione duke përfsahirë edhe atë të fundit Euro 2020. Sukseset më të mëdha të Spanjës janë tre titujt Kampion të Europës në vitin 1964, 2008 dhe 2012. Spanja në fazën eliminatore doli e para në Grupin A.
Kujtojmë se vetëm Gjermania ka luajtur më shumë në finalet e EURO se Spanja, e cila u kualifikua për herë të 12-të duke mundur Norvegjinë 1-0 në Oslo më 15 tetor. Skuadra e Luis de la Fuente shpreson për një fitore të katërt në EURO 2024 (do të ishte një rekord) në Gjermani; aktualisht janë barazuar me pritësit e evenimentit me tre triumfe.
KROACIA: Deri më tani 6-të here ka qenë pjesëmarrëse në Kampionatet Europiane duke përfshirë edhe Euro 2020. Sukseset më të mira të kombëtares kroate në kamipionatet Europiane janë kualifikimi në çerekfinale në vitin 1996 dhe 2008. Në eliminatoret për Euro 2024, Kroacia në Grupin D, përfundoi e dyta. Në Euro 2020, u eliminua në fazën e 1/16 së finales
ITALIA: Reprezentacioni i Italisë deri më tani 10-të here është pjesëmarrëse në kampionatet Europiane të futbollit, ndërsa tre here ka fituar titullin kampion në vitin 1968, 2020 dhe në edicionin e fun dit Euro 2020.EURO 2020: Në fazën eliminatore për Euro 2024, Italia doli e dyta në grupin C.
Kampionët në fuqi, të cilët nisën rrugëtimin e tyre kualifikues nën drejtimin e Roberto Mancinit dhe e mbyllën me Luciano Spallettin, u kualifikuan me vështirësi. Të mposhtur në shtëpi dhe jashtë nga Anglia – të njëjtën skuadër që mundën me penallti në finalen e 2021, të kaltërit barazuan 0-0 kundër Ukrainës në sfidën e fundit, duke ruajtur vendin e dytë në grup.
Çka të thuhet për kombëtaren e katërt në Grupin B, për Shqipërinë është kjo hera dytë që kualifikohet në fazën finale të Europianit pas asaj në vitin 2016 , kur në grup ishin me Francën, Zvicrën dhe Rumuninë. Pësuan nga Franca dhe Zvicëra por fituan Rumuninë 1:0, me golin e Armando Sadikut.
Në eliminatoret për Euro 2024, në grupin E, Shqipëria doli e para në konkurrencë me Çekinë, Poloninë. Moldavinë dhe Ishujt.
Kujtojmë se Shqipëria në Euro 2024, ndeshjet e saja do ti zhvillon sipas këtij orari.
Itali – Shqipëri, 15 qershor në Dortmund, Kroaci – Shqipëri, më 19 qershor në Hamburg dhe Spanjë –Shqipëri më 24 qershor, në Dusseldorf /KlanMacedonia/