Spanja dhe Gjermania përballen mes tyre, në ndeshjen çerekfinale të Europianit.
Pritet një sfidë emocionuese, aty ku spektakli është i garantuar. Në këtë përballje, është e vështirë për të zgjedhur favoritin, për shkak se sfidohen dy ekipe që shihen si pretendente për të marrë trofeun.
Spanja është kthyer në “macen e zezë” për Gjermaninë, pasi iberikët nuk njohin humbje nga viti i largët 1988.