“EURO 2024”: Sot mësohen tre ekipet e fundit që do të udhëtojnë në Gjermani

Sot në program janë tre ndeshjet finale të play off-it pë plotësimin e tre vendeve të shprasta të Kamp[ionatit Europian të futbollit që do të mbahet në Gjermani

Në tre ndeshjet finale të play off-it të Ligës së Kombeve, sot do të përballen: Gjeorgji – Greqi, Uellsi – Polonia dhe Ukrainë – Irlandë. Tre skuadrat që do t♪7 dalin fituese në këto ndeshje finale do të kualifikohetn në”Eurro 2024” që do tëmbahet në Gjerman inga data 14 qershor deri më 14 korrik

Ndeshja më interesante dhe e pa parshikueshme është Finalja e Ligës A, ku përballen Uellsi dhe Polonia. Uellsi eliminoi në gjysmëfinale Finlandën pa probleme, ndërkohë që në anën tjetër polakët shpartalluan 5-1 Estoninë, Ekipi që do të fiton do të luaj në grupin D me Holandën, Austrinë dhe Francën.

Ukraina, e cila në pesë minutat e fundit eliminoi Bosnja e Hercegovinën në Sarajevë, sot do të përballet me Islandën. Që në gjysmëfinale eliminuan Izraelin.. Kjo ndeshja do të luhet në Poloni, për shkak të situatës në Ukrainë. Këtë takim me interes presin edhe Belgjika, Sllovakia dhe Rumania, për të mësuar kundërshtarin që do të kenë përballë në grupin E,

Gjeorgjia në Tbillisi përballet me Greqinë në finalen e Ligës C. Greqia në gjysmëfinale shkatëroiu Kazakistanin 5-0 , ndërsa Gjeorgjia fitoi 2-0 ndaj Luksemburgut. Ekipi që fiton do të luajë në Evropian me Portugalinë, Çekinë dhe Turqinë në Grupin F.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share