Euro 2024/ Sauku: Ethet e kanë përfshirë të gjithë Shqiprinë, po presim verdiktin final

Endrit Sauku, gazetar sporti në TV Klan Shqipëria, në lidhje direkte në emisionin Euro Klan në Klan Maqedonia, ka folur për emocionet e përjetuara në ndeshjen e parë të Shqipërisë me Italinë, ku ka pasur një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese në Tiranë.

“Edhe pse jemi gazetrë duhet të jemë tifozë për kombatren tonë, prandaj dhe unë sot kam veshur këtë fanellë historike që ka pasur Shqipëria në përfaqësimin e parë në 2026. Sa i përket atmosferës në Tiranë këtu është përfshirë që para ndeshjes së parë me Italinë, për arsye të afërsisë që kemi me Italinë dhe shumë lojtarë të jonit luajnë atje.
Ethet e kanë përfshirë të gjithë Shqiprinë, përfshirë gjithë ato tifozë që ndoshen në Gjermani dhe e mbështesin pa kushte kombëtaren shqiptare.
Shqipëria në dy ndeshjet e para ka treguar cilësi, ajo që nuk më ka përqyer ka qenë një zbehje e lojës, por gjithësesi kanë arritur të gjejnë disa elementë që e kanë forcuar Ekipin. Në rast se do kishin qenë më të vendosur si grup ndoshta do të kishim arritur dhe një fitore me kroacinë, ndoshta do të kishim marrë edhe ndonjë pik me Italinë. Ne pësuam gola të cilat mund t{i kishim shmangur”, than Sauku.

Sauku theksoi se ethet e tifozëve ishin më të forta se kurrë. “Presim të shohim cili do të jetë verdikti. A do të kemi mundësi të shkojmë më tutje? A do të arrim të kapim vendin e tretë? Kaq i lakmuar, por edhe vendi i dytë është një synim. Jo se skemi futbollistë e të mos lakmojmë dhe vendin e dytë, por në një grup kaq të vështirë sa ndodhet Shqipëria ndoshta duhet t’i hedhim hapat pak nga pak” shtoi ai./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share