Euro 2024/ Sasov: Sllovenia na befasoi në këtë kampionatin, por fati qe me favoritët dhe Portugalisë i shkoi mbarë

Zhanko Savov ish futbollist, i ftuar në emsionin Euro Klan për ndeshjene ndaj Portugalisë, si dhe në ndeshjet tjera, ai tha se Sllovenia dha një paraqitje të kënaqshme. Përgatitja fizike dhe taktike e skuadrës ishte e barabartë, dhe ata patën raste të kafshonin kundërshtarët.

Ai tha se fati ishte me favoritët e kampionatit, dhe Portugalisë i shkoi mbarë, por Sllovenia tregoi se është një kundërshtar i fortë.

“Në ndeshjen ndaj Portugalisë, por edhe në ndeshjet tjera sllovenët vërtet i befasuan këndshëm me përgatitjen e tyre fizike dhe përgatitjen e tyre taktike, ata ishin të barabartë, madje patën rastin t’i kafshojnë në ndeshje, por disi fati është me favoritët e këtij kampionati evropian, kështu ndodhi dhe me Anglinë e cila u kualifikua më tutje, kështu ndodhi sonte dhe me Portugalinë. Unë mendoj se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, mendoj se nuk ka arsye për tu mërzitur, sepse Sllovenija dha një paraqitjet shumë të kënaqëshme në këtë kampionat.
Sa i përket Sheshkos për shancën që humbi, mund të them se ai nuk do të flejë mirë sonte, ai humbi një penallti në finale, kështu që patjetër do t’i kthehet rreth kokës para se të flejë, ajo situatë do t’i kthehet shumë herë që ai mund ta kishte bërë me siguri shumë më mirë, por ai vrapoi shumë që prej fillimit të ndeshjes, dhe ishte aty për të gjithë ekipën, jo si disa sulmues të tjerë që nuk vrapojnë dhe nuk mundohen fare”, tha Savov./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share