Në një ndeshje që pritet të jetë një nga përballjet më të rëndësishme të Grupit E, kombëtarja franceze do të sfidojë Austrinë në “Merkur-Spiel Arena” të Dyseldorfit. Kjo përballje shënon hapjen e aventurës evropiane për “Gjelat”, të cilët janë shpallur si favoritët kryesorë për të rrëmbyer trofeun e prestigjshëm.
Tekniku i Austrisë, Ralf Rangnick, ka zgjedhur një formacion 4-2-3-1, me Pentz që mbron portën dhe një katërshe mbrojtëse të përbërë nga Mëene, Ëober, Danso dhe Posch. Në mesfushë, Seiëald dhe Sabitzer do të luajnë në rolet më të tërhequra, ndërsa Laimer, Grillitsch dhe Baumgartner do të mbështesin sulmuesin e vetëm, Michael Gregoritsch.
Nga ana tjetër, Didier Deschamps ka vendosur për një formacion 4-3-3 për skuadrën franceze. Mike Maignan do të jetë “gardiani” i portës, me mbrojtjen e krahëve të mbuluar nga Theo Hernandez dhe Kounde, dhe qendrën e mbrojtjes nga Saliba dhe Upamecano. Mesfusha do të drejtohet nga Rabiot, Kante dhe Griezmann, ndërsa sulmi do të jetë i formuar nga Thuram, Demebele dhe ylli i ekipit, Kylian Mbappe.