Franca përballet me Poloninë në Dortmund, takim i vlefshëm për Grupin D të këtij europiani. Francezët vijnë në këtë takim, pas barazimin pa gola kundër Holandës dhe fitores minimale 1-0 kundër Austrisë.
Ata kanë grumbulluar gjithsej 4 pikë dhe synojnë të marrin një tjetër fitore sot që të mund të kryesojnë grupin.
Polonia është pothuajse e eliminuar, ndonëse ende jo zyrtarisht. Polakët kanë pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para.