MUSLIU: TRE PIKËT JANË MË SHUMË SE TË MIRËSEARDHURA PËR NE
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut, sot ka udhëtuar në Pragë të Republikës Çeke aty ku të shtunën në stadiumin “Epet Arena”, në orën 15:00, do të zhvillojë ndeshjen e gjashtë të Grupit “C” kundër Ukrainës të vlefshme për kualifikimet në “Euro 2024”.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut mbrëmë në kampin stërvitor të FFM-së ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para udhëtimit të sotëm në Pragë të Çekisë. Qendërmbrojtësi Visar Musliu tha se atmosfera në gekip është pozitive andaj shpresojnë që të kthehen me rezultat pozitiv.
“Duke pasur para sysh kualitetin e kundërshtarëve në grupin tonë pa dyshim që tre pikët janë më shumë se të mirëseardhura për ne. Me kualitetin që posedojmë besojmë se mund të arrijmë te këto tre pikë që janë shumë kryesore në garën për kualifikim. Pas disa rezultateve zhgënjyese dhe pastaj dy ndeshjeve të mira nga ana jonë dhe rezultatet ishin mjaftë pozitive kemi besim të plotë dhe jemi shumë pozitiv se mund të arrijmë te fitorja e radhës”, tha Visar Musliu.
Nga ana tjetër futbollisti i skuadrës skoceze Aberdin, Bojan Miovski, mbështet atmosferën pozitive dhe
“Çdo ndeshje është një histori më vete dhe gjithçka ndodh për një arsye. Kështu ne jemi të fokusuar tani vetëm për këtë ndeshje dhe për këto tre pikë, nëse arrijmë të marrim tre pikët do të kemi një shans të madh të kualifikohemi në këtë kampionat Evropian”, tha Bojan Miovski.
Të premten reprezentacioni do të zhvillon seancën zyrtare stërvitore në “Epet Arena” në Pragë, ndërsa ndeshja zhvillohet të shtunën me fillim në orën 15:00./KlanMacedonia