Euro 2024/Musliu: Spanja me plot meritë është finalistja e parë, e vetmja që ka 6 fitore me kohën të rregullt

I ftuar në emisionin “Euro Klan,” Labinot Musliu trajner futbolli, ka bërë një analizë ku ka vlerësuar performancën e Spanjës dhe Francës, duke theksuar ndryshimet e tyre në këtë turne.

Musliu ka komentuar se Spanja, finalistja e parë e këtij kampionati, ka treguar një futboll cilësor dhe të bukur. Me 6 fitore me kohë të rregullt, Spanja ka demonstruar një filozofi të qëndrueshme dhe një lojë të harmonizuar. Ai thekson se fakti që Spanja nuk ka ndërruar filozofinë e futbollit, pavarësisht gjeneratave të ndryshme, është një avantazh i madh.

Në anën tjetër, Musliu ka vënë re se Franca, megjithëse ka emra të njohur, ka pasur një performancë të zbehtë gjatë gjithë kampionatit.

“Nga pak po i vjen dhe fundi këtij kampionati dhe gjërat po shkoj nëpër vendet e veta, d.m.th. shikuam një Spanjë e cila me plot meritë është finalistja e parë, dhe ka 6 fitore me kohë të rregullt, që se ka bërë asnjëra nga ekipet që janë gjysmëfinaliste bashkangjitur ktu dhe Francën, pamë një Francë të zbehtë e cila vazhdoi dhe sonte të ishte e zbehtë siç ka qenë gjatë gjithë kampionatit, pavarësisht cilsisë individuale dhe emrave të vilët i posedon, nuk ka dhuruar as në ndeshjen e gjysmëfinales diçka, për të cilën duhej ta bëntë për një ekip të tillë siç është Franca.
Spanja është për tu përshëndetur, duke marrë parasysh që ka dhuruar një futboll cilësor dhe të bukur për ta parë, me këtë dalim në konkluzion se nuk ka lidhje se çfarë gjenerate posedon Spanja, është shumë me rëndësi që filozofia e futbollit spanjol është e njëjta çdo herë. Nëse vazhdon Spanja të luaj kështu edhe në finale padzshim që do të jenë kampion”, tha Musliu./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share