Ndeshja në arenën “Todor Proeski” fillon në orën 20:45
Arena “Todor Proeski” në Shkup, sonte me fillim në orën 20:45 është nikoqire e ndeshjes së katërt në grupin C, në kaudër të kualifikimevce për “Euro 2024” mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë. Këto dy reprezentacione deri më tani kanë zhvilluar tri ndeshje mes veti prej të cilave kemi një fitore, një barazim dhe një disfatë. Arena “Todor Proeski” pritet të jetë i stërmbushur me tifozë.
Kampioni aktual i Europës, Italia sonte do të zbres në arenën “Todor Proeski” për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024” me nikoqirin Maqedoninë e Veriut. Për reprezentacionin tonë është kjo ndeshja e katërt me radhë në Grupin C, pas fitores me Maltën në xhiron e parë dhe dy disfatave nga Ukraina 2-3 në Shkup dhe Anglia 0-7, në “Old Traford”. Kapiteni i reprezentacionit, Enis Bardhi shprehet i nderuar se do ti prij ekipit kundë kamlionëve europian dhe shpreson se me angazim maksimal mund të nxjerrin rezultat pozitiv,
“Është kënaqësi të jem kapiten i reprezentacionit të Maqedonisë dhe normalishtë kjo gjë më motivon shumë sepse shiritin e kapitenit e kanë mbajtur shumë lojtar si Pandevi si stefan Ristovski dhe tani është radha që ta mbaj unë. Por mund të them që ka shumë kapiten që janë në këtë ekip edhe lider, që nuk e kanë shiritin e kapitetnit por janë gjatë kohë këtu dhe kanë shumë rëndësi për reprezentacionin e Maqedonisë. Kjo normalisht më motivon dhe shpresoj që këtë ndeshje të hapim një letër të re me mendime të reja dhe të vazhdojmë përpara që të nxjerrim rezultat pozitiv”, deklaroi kapiteni Enis Bardhi.
Reprezentacioni i Italisë mbrëmë vetëm ka vizituar fushën ku sonte do të zhvillohet ndeshja pas mos zhvilluar stervitje, ndërsa seleksionuesi Luciano Spaleti i cili sonte debuton me kombëtaren italiane për ndeshjen e sontme ka deklaruar
“Unë jam një trajner që nuk dua të kufizoj lojtarët. Unë dua që ata të tregojnë imagjinatën e tyre në fushë. Nesër do të ketë momente kur do të sulmojmë, por do të ketë edhe momente që kundërshtari do të ketë topin dhe ne do të duhet të mbrohemi. Dua që të luajmë futboll, futboll të bukur, sepse përmes kësaj loje duhet të shkaktojmë emocione për të gjithë ata që na kanë në zemër”, tha trajneri italian, Luciano Spaleti.
Ndeshja Maqedoni e Veriut – Itali, luhet sonte me fillim në orën 20:45, në arenën “Todor Proeski” në shkup, ndërsa drejtësinë e ndajn࡙ arbitrat gjerman me në krye Felix Zwayer . Në ndeshjen tjetër të grupit C, Ukraina përballet me Anglinë në “Wrocław Stadium” në Poloni./KlanMacedonia