Iftuar në emisionin Euro Klan pedagogu i sportit Muzafer Livoreka, tha se në ndeshjen e sotme Zvicra tregoi një performancë të jashtëzakonshme kundër Italisë. Pavarësisht se para kampionatit kishte njerëz që favorizonin Italinë, Zvicra dëshmonin se mund të mposhtnin kundërshtarë të fortë.
Ai tha se Zvicra, ishte e përgatitur mentalisht dhe fizikisht, luftoi me dëshirë dhe presion ndaj Italisë. Performanca e tyre tregoi se kishin një shpirt luftarak dhe kishin një qëllim të qartë: të fitonin ndeshjen.
“Duke e ditur që edhe para kampionatit kishte njerëz që e favorizonin Italinë dhe ata që nuk e favorizonin. Kështu që kanë pasur të drejtë shumë gazetarë që e kanë kritikuar Shqipërinë se ka mundur ta fitojë Italinë, duke parë dhe performancën e tyre të dobët sonte.
Të ndalemi te Zvicra sonte, ishte një Zvicër shumë e përgaditur mentalisht, dhe fizikisht, një dëshir të madhe për ta fituar Italinë, një vrapim të pa shoq dhe një luftë me presion të madh ndaj Italisë, dhe normalisht kur lufton ke dëshirë, dhe je i përgatitur tregoi se Zvicra e dinte se çfarë kërkonte për dallim nga Italia.
Kjo do të thotë që edhe Shqipëria ka mundur që ta mposhte Italinë, nëse kombëtarja jonë do ta kishte shpirtin luftarak të Zvicrës sonte.
Zvicra tregoi se po hedh kandidaturën për finale”, tha Livoreka./tvklan.mk/