Kylian Mbappe ndoshta nuk do t’ia dalë të jetë “Zorro francez” në fushë. Parashikohet se futbollistit nuk do t’i lejohet të mbajë maskën e personalizuar në ndeshjen kundër Hollandës.
Pavarësisht se u pa me të gjatë stërvitjes të së enjtes, Mbappe mund të mos lejohet që ta vendosë përgjatë një ndeshjeje.
Në artikullin 42 të rregullores së UEFA-s shkruhet se:
“Pajisjet mjekësore të vendosura në fushën e lojës duhet të jenë njëngjyrëshe dhe nuk duhet të identifikohet ekipi apo prodhuesi”.
Në rastin e Mbappe, maska ka dizenjon e ngjyrave të flamurit francez dhe simbolin e gjelit.
Megjithatë, ai do të lejohet që ta mbajë maskën sipas rregullit të përcaktuar. RMC Sport raporton se Mbappe ka marrë maska të tjera, disa prej të cilave ishin të thjeshta dhe mund të vendosen gjatë ndeshjes.
Federata Franceze e Futbollit nuk i kishte vlerësuar maskat përpara seancës stërvitore të së enjtes, por do ta bëjë përpara ndeshjes kundër Hollandës./tvklan.al