“Euro 2024”: Kosova në Bukuresht kërkon fitore për të mbet në garë për dy pozitat e para në grup

Përfaqësuesja e Kosovës pas barazimit 2-2 më Zvicrën në “Fadil Vokrri”, rezultat që ringjalli shpresat për një kualifikim eventual në “Euro 2024”, Kosova do ta zhvillojë sot ndeshjen e gjashtë të Grupit I, në kuadër të këtyre kualifikimeve.

Përfaqësuesja e Kosovës sot në “Arenën Kombëtare” në Bukuresht, është mysafire e Rumanisë, e cila renditet e dyta në grup më 9 pikë, dy më pak se Zvicra që është liderë e këtij grupi.

Gjasat e Kosovës për tu kualifikuar janë vetëm teorike pas inga pesë takime të zhvilluara ka katër barazime dhe një humbje dhe me katër pikë mban pozitën e para fundit në grup aq sa ka edhe Bjellorusia

Në rast të fitores, përfaqësuesja e Kosovës që aktualisht drejtohet nga seleksionuesi slloven Primozh Gliha do ti ritën shpresat për tu futur në garë për vendin e dytë që siguron kualifikimin në “Euro 2024”

Ndeshja Rumuni – Kosovë, luhet në stadiumin “Arena Nacionale” në Bukuresht, ndërsa në ndeshjet tjera të grupit “I” takohen Izraeli – Bjellorusia dhe Zvicra – Andora. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 20:45. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share