Fillon me Izraelin, përfundon me Bjellorusinë
Kosova ka mësuar kundërshtarët e grupit për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024.
Kosova në kualifikimet për Euro 2024, është në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin dhe Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën.
Kosova këto kualifikime i fillon me një transfertë me 25 mars në Izrael, por më pas do të ketë dy ndeshje në “Fadil Vokrri”, fillimisht me 28 mars ndaj Andorës, kurse më pas luan me 16 qershor ndaj Rumanisë. Kjo do të jetë një mundësi e mirë që ‘Dardanët’ të arkëtojnë 6 pikë të plota dhe më pas të udhëtojnë në Minsk, për t’u përballuar me Bjellorusinë.
Orari i ndeshjeve kualifikuese të Kosovës për “EURO 2024”
Izraeli – Kosovë (25 mars 2023)
Kosovë – Andorrë (28 mars 2023)
Kosovë – Rumani (16 qershor 2023)
Bjellorusi – Kosovë (19 qershor 2023)
Kosovë – Zvicër (09 shtator 2023)
Rumani – Kosovë (12 shtator 2023)
Andorrë – Kosovë (12 tetor 2023)
Kosovë – Izrael (15 tetor 2023)
Zvicër – Kosovë (18 nëntor 2023)
Kosovë – Bjellorusi (21 nëntor 2023)
/KlanMacedonia/