Trajneri i futbollit, Mirsad Jonuz, i ftuar në emisionin Euro klan, ka dhënë një analizë të ndeshjeve në Kampionatin Europian. Ai theksoi se ndonjëherë kundërshtarët nuk lejojnë lojën e lirë, siç ndodhi me Portugalinë që nuk fitoi në penallti. Jonuzi gjithashtu u shpreh se fati ndihmon në ndeshje, siç ndodhi me Spanjën dhe Gjermaninë.
“Kështu po ta analizosh si po shkon kjo gjë mund të mendosh që është e ndërgjegjshme por ndonjëherë kundershtari nuk të lejon të luash, pra këta kundërshtarët e tjerë cfarë ishin le të themi Portugalia kjo nuk është nuk fiton dot në penallti, ose mund të marrim dhe shembullin e Spanjës me Gjermaninë le të themi ishte një betejë e përgjakshëm dhe ndonjëherë dhe fati e ndihmon këtë. Sa i perket taktikave të Francës ata patën një aksident qe Mbappe u plagos. ai nuk mund të japë maksimumin, por mendoj se tani ai do të shërohet dhe do të shtojë gazin dhe do të përfundojë për tre ose katër ditë në kohë”, tha Jonuzi.
Në anën tjetër, gazetari sportiv Nikola Gjurovski parashikon se ekipet do të përdorin taktikat më të mira për të shkuar në finale. Ai theksoi se skuadra që shënon e para do të mbrojë rezultatin me gjak deri në fund. Gjurovski preferon Francën, por vlerëson se Spanja ka lojtarë të talentuar dhe përvojë të mirë në këtë turne.
“Secila nga ekipet do të bëjnë më të mirën e tyre në planin taktik të për të shkuar në finale, me siguri do të gjitha këto kombëtare mendimin e vetëm e kanë këtë pasi që kanë arritur deri në gjysmëfinale. Pavarësisht ne që presim të jetë futboll i pëlqyeshëm të sigurt që skuadra që do të shënojë e para, pra nëse dikush shënon sigurisht se do ta mbrojë me gjak deri në momentin e fundit, kjo do të thotë që nuk duhet të zhgënjehemi që ndoshta në minutën e 80-të, nëse Mbappei jep një top në drejtim të frontit, ndoshta do ta çojë në këndin për një aut, apo kënde tjera për të kaluar kohën, ndaj ne kemi qenë dëshmitarë të ndeshjeve të tilla dhe kur kanë qenën ndeshje në fazën e eliminimit.
E thashë herën e fundit që e preferuara ime është Franca dhe mendoj se një kombëtare pak më me përvojë se Spanja, edhe pse Spanja ka lojtarë shumë të talentuar”, tha Gjurovski./tvklan.mk/