Euro 2024/ Imeri-Emini: Turqia ishte një surprizë e bukur për kampionatin, por fati qe në anën e Holandës

Ardijan Imeri trajner futbolli i ftuar në emisionin Euro Klan tha se Holanda triumfoi ndaj Turqisë në kampionatin Euro 2024. Pavarësisht se Turqia pati shansin për të fituar, fati ishte në anën e Holandës. Ndeshja ishte e barabartë, por disa dallime të vogla favorizuan Holandën.

“Ishte një ndeshje shumë e mië, dallimi mes ndeshjes Zvicër-Angli dhe Holandë Turqi qe si nata me ditën. Turqa pati dhe shancin që të fitonte, mirpo nuk arriti që ta fitonte në fund Holandën. Ndeshja ishte shumë e barabartë por me disa dallime të vogla Holanda arriti që të fitonte, unë mendoj se pas Spanjës dhe Gjermanisë, Turqia ka qenë kombëëtarja me futbollin më të mirë në këtë kampionat.
Fati sonte ishte në anën e Holandës”, tha Imeri.

Gjithashtu ish futbollisti Izair Emini e vlerësoi lojën e Turqisë, ndërsa u përqendrua në faktin që fati ishte në anën e Holandës. Ndërsa Turqia nuk arriti të kapte gjysmëfinalen, ata treguan potencial të madh dhe ndihmuan që kampionati të ishte emocionues dhe i paparashikueshëm.

“Mua Turqia më ka befasuar për të mirë e kam ndejkur prej fillimi kampionatin dhe mendoj se Turqia ka zhvilluar ndeshje shumë të mira, dhe mendoj se me pak fat do të kishin kap dhe gjysmëfinalen. Por Holanda mbetet Holandë dhe gjithmon e ka pas at epitetin si favorite, ajo arriti që ta përmbyste rezultatit. Turqia ka shumë supertalentë të rinj që kanë lënë shije të mirë në këtë kampionat dhe mendoj se kanë një të ardhme të ndritur përpara”, tha Emini./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share