Euro 2024/ Hajdari: Shumica e ekipeve ishin kalkuluese, forcën e tyre të vëretë do ta shohim në fazën e dytë

Në një deklaratë në emisionin “Euro Klan” në Klan Maqedonia, Xhenan Hajdari, ish-futbollist dhe ish-refer, ka diskutuar performancën e ekipeve në fazën e parë të kampionatit. Ai vlerëson se shumë skuadra nuk arritën të përmbushin reputacionin e pritur, por tani do të shohim se cilat ekipet do të tregojnë forcën e tyre në raundin tjetër.

Për Anglinë dhe Italinë, Hajdari thekson se ata nuk e dhanë maksimumin e tyre, por mund të jenë në një formë më të mirë.

“Në pjesë e parë shumë ekipe nuk e dhanë atë reputacionin 100 për qind që u prit atje, sepse në grupe i kanë pasur nga tre ndeshje dhe normalisht kanë kalkuluar ma një fitore dhe një barazim duke e ditur që do të kualifikoheshin.
Dhe mendoj se në raundin tjetër do të shohim forcën e secilës ekipe, si në rastin e Anglisë dhe Italisë që nuk e dhanë të gjithë maksimumin e tyre, por të cilat tani do të mund të jenë në një formë më të mirë. Edhe rasti Krocisë shkaku që i kish lojtarët më të vjetër koha e tyre ka kaluar, dhe me Italinë nuk e patën sukses”, tha Hajdari./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share