AGON ELEZI- TA PËRFAQËSOSHË MAQEDONINË ËSHTË MOTIV NË VETE
Projektili i Enis Bardhit për barazimin 1-1, në ndeshjen e raundit të katërt kualifikues kundër Italisë në Shkup, ktheu shpresat se reprezentacioni ynë me fitore eventuale kundër Maltës mund të gjendet në konkurrencë për dy vendet e para në Grupin C.
Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë së Veriut në futboll, nga dita e djeshme ndodhet në qytetin St. Julian’s, ndërsa të martën në “Stadiumin kombëtar Ta Kali” me fillim në orën 20:45, do të zhvilloj ndeshjen e raundit të pestë në grupin C, kundër reprezentacionit të Maltës, e vlefshme për kualifikim në kampionatin evropian “EURO 2024”.
“Mendoj që pikën që e kemi mare ka qenë shumë e merituar. Sa i përket motivimit vetëm të jesh këtu me reprezentacionin ta përfaqësoshë Maqedoninë është motiv në vete. Ndërsa sa i përket lojës është e vërtet se do të jet. Ndërsa sa i përket lojës është e vërtet se do të jetë lojë komplet ndryshe nga kjo siç ishte me Italinë ku shumicën e kohës ne kemi qenë në mbrojtje . Tash është komplet ndeshje ndryshe se ne duhet të sulmojmë duhet ta mbajmë topin, të krijojmë raste. Por unë nuk kam dyshim fare, djemtë kanë dëshmua se kanë kualitet secilin tip të ndeshjeve. Dhe nesër është mundësi shumë e mirë që ta kryejmë ndeshjen ashtu siç duhet dhe ti marrim tri pikët dhe ta përfundojmë këtë cikël shumë pozitiv” – tha Agon Elezi, futbollist i reprezentacionit.
Sonte zhvillon seancën zyrtare stërvitore ndërsa ndeshjen e nesërme do të zhvillohet në stadiumin Ta Kali këtu në St. Julian’s. Nga Malta për KlanMaqedoni, Shaban Sinani .