MILEVSKI: MUND TË KISHTE PËRFUNDUAR ME NJË REZULTAT MË TË LARTË
Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë së Veriut në futboll me fitore minimale 2-1 kundër Maltës, nisi ciklin e ndeshjeve kualifikuese të Grupin C, për Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Anglia në transfertë mundi Italinë 2-1
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut shënoi fitore të vështirë por shumë të rëndësishme kundër Maltës, në ndeshjen e parë kualifikuese të grupit C të vlefshme pբ kualifikim në Euro 2024. Pasa rezultatit 0-0 në pjesën e parë, reprezentacioni ynë në pjesën e dytë ishte më efikase duke shënuar dy gola dhe ate Elif Elmaz nga penaltia dhe Çurlinov, ndërsa pë mysafirët shënoi Jankam. Seleksionuesi Milevski pas ndeshjes tha se fitorja duheshte të jetë më bindëse.
“Unë përmenda edhe para ndeshjes kur luani me ekipe si Malta se ato janë më të rrezikshmet. Mund të kishte përfunduar me një rezultat më të lartë, por është turp që pësuam gol në fund. Sa i përket kartonit të kuq, nuk e kuptoj pse e mora. Unë nuk kundërshtova asgjë, por kjo është pikëpamja e referit të katërt. Gjithnjë e më shumë po i ngjajmë ekipit që dua. Të gjithë ata janë djem janë me karakter të mrekullueshëm. Jam i kënaqur me atë që luajtën djemtë dhe më vjen shumë keq në fund që nuk fituam me diferencë më të madhe” – tha Bllagoja Milevski.
Maqedonia e Veriut pas kësaj ndeshje vazhdon përgatitjet për miqësoren kundër Ishujve Farore që do të zhvillohet të hënën në arenën “Todor Proeski” në Shkup. Në ndeshjen tjetër të grupit C, Anglia në Napoli mundi Italinë 2-1, ndërsa Ukraina ishte e lirë. Në raundin e dytë që luhet të dielën takohen Anglia -Ukraina dhe Mlata – Italia.