Euro 2024/ Berisha: Me fitoren ndaj Italisë Xhaka tregoi se është një prej mesfushorëve më të mirë të këtij kampionati

Meriton Berisha ish futbollist dhe menaxher futbolli, i ftuar në emsionin Euro Klan, tha se Granit Xhaka, ka shfaqur një performancë të shkëlqyer në ndeshjen e fundit kundër Italisë në Euro 2024. Ai tha se Xhaka e ka udhëhequr skuadrën e tij me siguri dhe inteligjencë, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme në fushën mesatare.

Berisha tha se në ndeshjen e fundit kundër Italisë, Xhaka nuk lejoi asnjë aksion të kundërshtarëve të kalonte përmes tij, duke dominuar në mesfushë dhe treguar karakterin e një lideri.

“Granit Xhaka është kapiten dhe lider i reprezentacionit të Zvicrës, këtë e dëshmoi si në ndeshjet në grupe, por edhe sonte në ndeshjen ndaj Italisë. Më së miri tregoi se tani për tani është lojtari më i mirë shqiptar që kemi në botë, dhe një prej mesfushorëve më të mirë, ai është shumë i qetë në vendime, dhe pasime të sakta, timingu i tij, dhe karakteri i liderit të cilin e ka, e bëjnë Granit Xhakën një prej mesfushorëve më të mirë të këtij kampionati.
Merrni të gjitha aksionet e Zvicrës dhe do të shikone se të gjitha këto aksione kur fillojnë prej te reparti mbrojtës pa kaluar topi te Xhaka nuk parashihet asnjë aksion i Zvicrës. Unë jam i befasuar me lojën e sotme që tregoi, dhe të fitosh një Itali që është edhe kampion evropian nuk është punë e Vogël, por me të vërtetë Zvicra me lojtarët që ka, është normale që Italia nuk mundi t’i bëjë ballë”, tha Berisha./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share