FFM: ORGANIZIMI PERFEKT, ASNJË INCIDENT SERIOZ
Përfaqësuesja “A”e Maqedonisë së Veriut në futboll me barazim përfundoi eliminatoret për Euro 2024, pasi mbrëmë në Shkup, para afro 30 mijë tifozëve barazoi 1:1 me Anglinë. Dy ekipet e para në Grupin C, Anglia dhe Italia siguruan kualifikim në Euro 2024.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, mbylli kualifikimet për EURO 2024. Mbase aq mundej në grupin me rivalët sikurse Anglia e Italia. Por, pikërisht rezultat identike 1:1 kundër Italisë dhe Anglisë në Shkup, ishin pikat më të nditshme të këtyre kualifikimeve.
“Ne gjithmonë kundër ekipeve të mëdha luajmë mirë. Jemi të fokusuar ashtu siç duhet, por këtë që e bëjmë kundër ekipeve të mëdha si Italia dhe Anglia ashtu duhtet të luajmë edhe kundër Ukrainës, Gjeorgjisë dhe ekipeve. Me koncentrimin dhe disiplinën që kishim sot mundë të bëјmë më tepër”, tha Ezgjan Alioski.
Përkundër barazimit, seleksionuesi i Anglisë, Sautgejt ndeshjen e cilësoi si një përfundim të mirë të eliminatoreve pë Kampionatin Europian 2024.
“Ne vërtet kishim qasje dhe kontroll të plotë. Ishte e vështirë të luash në këtë fushë dhe të bësh pasime në zonën e rrezikut. Nuk jam i sigurt se a kishte penalti për reprezentacionin e Maqedonisës”, tha Gareth Southgate.
Virale nëpër rrjetet sociale është bërë fjalimi emotiv i seleksionuesit Blagoja Milevski, i cili në zhveshtore, u tha futbollistëve se duhet të jenë krenar për angazhimin e tyre në përfaqësuese.
Marrëveshja e seleksionuesit Milevski skadoi me ndeshjen e fundit kundër Anglisë, kurse tani pritet vendimi i FFM-së nëse do të vazhdohet.
Ndërkohë, mediat angleze kanë shkaktuar reagime të opinionit në Maqedoninë e Veriut. Gazeta “Mirror” në faqen e parë u paraqit me një titull provokativ “Fati i mirë që luajtëm vetëm me Veruin, e jo me gjithë Maqedoninë” – ishte titulli që ka shkaktuar reagime.
Por, nga ana tjetër, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, përmes një komunikate është shprehur e kënaqur me organizimin e ndeshje kundër Anglisë që u ndoq nga afro 30.000 shikues. Sipas FFM-së mbrëmja e bukur futbollistike kishte kaluar pa asnjë incident serioz./KlanMacedonia