Në një ndeshje emocionuese, Danimarka dhe Anglia nuk arritën të prodhonin një fitues, duke përfunduar me rezultatin 1-1. Harry Kane shënoi për Anglinë në minutën e 18-të, ndërsa Hjulmand e barazoi për Danimarkën me një supergol nga jashtë zone në minutën e 34-të.
Pjesa e dytë e ndeshjes ishte më e favorshme për danezët, ndërsa Anglia goditi shtyllën me Foden. Me këtë barazim, Anglia mbetet në vendin e parë të Grupit C me 4 pikë, ndërsa Danimarka renditet në vendin e tretë me 2 pikë.