Euro 2024/ Bajrami shënon golin më të shpejtë në historinë e kampionateve europiane

Në një ndeshje që do të mbahet mend për emocionet e saj të forta dhe momentet historike, kombëtarja shqiptare u përball me Italinë në një duel të ngushtë që përfundoi me rezultatin 2-1. Pavarësisht humbjes, Shqipëria ka arsye për krenari, pasi Nedim Bajrami shënoi një gol të jashtëzakonshëm që hyri në annalet e futbollit si goli më i shpejtë i shënuar në historinë e kampionateve europiane.

Vetëm 23 sekonda ishin të mjaftueshme për Bajramin për të thyer rekordin e mëparshëm prej 67 sekondash, i vendosur nga Dmitri Kirichenko i Rusisë në Euro 2004. Ky sukses i jashtëzakonshëm u bë menjëherë lajm kryesor në mediat ndërkombëtare, duke u pasqyruar nga France 24 deri në The Guardian, dhe madje edhe përtej oqeanit, në Amerikë.

Ndërsa BBC thekson se ky gol i veçantë i Bajramit do të mbetet në zemrat e tifozëve shqiptarë për shumë vite të ardhshme, pavarësisht sfidave të mëdha që përballet kombëtarja në një grup të fortë. Goli i Bajramit jo vetëm që i dha zemër 50 mijë tifozëve në stadiumin e Dortmundit, por gjithashtu vendosi një standard të ri për të ardhmen e futbollit europian.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share