Euro 2024/ Andonovski: Sllovenia luajti me guxim të madh, ata do të largohen nga kampionati me kokën lart

I ftuar në emsionin Euro klan Zlatko Andonovski nga FFM, tha se Sllovenia tregoi guxim të madh në ndeshjen ndaj Portugalisë. Ndeshja e vështirë u zhvillua me mendje dhe zemër, por fatkeqësisht penalltitë vendosën që Sllovenia ta humbte ndeshjen.

Megjithatë, ai tha se ata patën një shans të mirë për të fituar përmes Sheshkos, por nuk e shfrytëzuan mundësinë në minutën e 117-të. Sllovenia do të largohet nga turneu me kokën lart, pasi dhanë maksimumin dhe luajtën në një mënyrë të jashtëzakonshme për 4 ndeshje.

“Më kujtohet momenti kur Novak Djokoviç u pyet para ndeshjes vendimtare për Serbinë kundër Danimarkës se çfarë duhet të bëjë Serbia për të fituar, ai tha se duhet të luajnë me zemër dhe mendje, dhe në atë mënyrë luajti Sllovenia sonte me mendje dhe zemër, por fatkeqësisht penalltitë vendosën që ata ta humbnin ndeshjen, megjithatë ato patën një shans vërtetë shumë të mirë për të fituar përmes Sheshkos, por që nuk e shfrytëzoi në minutën e 117-të, dhe në fund portugezët ishin më të gëzuar. Sllovenia tregoi një guxim të madh, edhe pse do të jenë e trishtuar dhe e trazuar, ata do të largohen nga Kampionati Evropian me kokën lart, sepse ata e dinë që dhanë maksimumin, ata luajtën në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe të pabesueshme për 4 ndeshje . Do të ishte shumë bukur t’i shihja në çerekfinale kundër Francës.
Në fund nodhi ajo që të gjithë favoritët absolut për trofeun e këtij Europiani u kualifikuan, dhe ne do të shohim përsëritje të disa dueleve të kaluara mes Francës dhe Portugalisë”, tha Andonovski./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share