Propozimi franko-gjerman për zgjidhjen e kontestit mes Kosovës dhe Serbisë, së fundmi është publikuar nga portali evropian “Euroactiv”.
Draft dokumenti i përfolur shumë në Kosovë dhe Serbi përbëhet prej nëntë pikave.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ditë më parë deklaroi se Serbia nuk e pranon propozimin frank-gjerman, me arsyetimin e ky propozim pavarësinë e Kosovë e llogaritë të kryer. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se ndaj të njëjtit kishte pasur vërejtjet e tij, por se nuk e ka kundërshtuar.
Në vijim i gjeni nëntë pikat e publikuara nga Euroactiv:
Neni 1
Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën bazuar në të drejta të barabarta.
Neni 2
Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e përbashkëta drejt anëtarësimit në BE.
Neni 3
Në përputhje me MSA-në [Marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit] të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje me njëra-tjetrën ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimet ose përdorimi i forcës.
Ato riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen e kufirit që ekziston mes tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëra-tjetrës.
Neni 4
Kosova dhe Serbia vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja palët nuk mund të përfaqësojë njëra-tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as të veprojë në emër të saj.
Neni 5
Kosova dhe Serbia do të promovojnë marrëdhënie paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në Evropë.
Neni 6
Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të secilës palë.
Neni 7
Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Ato do të lidhin marrëveshje me synimin për të zhvilluar dhe promovuar në bazë të traktatit aktual dhe për përfitimin e tyre të ndërsjellë në bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit, marrëdhënieve gjyqësore, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mbrojtjes së mjedisit dhe në fusha të tjera. Detajet janë rënë dakord në protokollin plotësues.
Neni 8
Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selitë e qeverive përkatëse.
Çështjet praktike në lidhje me themelimin e misioneve do të dakordohen ndaras.
Neni 9
Kosova dhe Serbia pajtohen që ky traktat nuk do të ndikojë në traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe të nënshkruara tashmë prej tyre ose që kanë të bëjnë me to.