Në vitin 2023 është zvogëluar numri I martesave në Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht është ulur edhe numri i divorceve – percjell KlanM raportin e Entit Shtetëror për Statistika.
Sipas raportit, në 12 muajt e kaluara janë bërë 12.882 martesa apo 3.4% më pak se në vitin 2022.
Më së shumti martesa janë bërë në gusht – 1.861, më pak në nëntor – 761.
Kufiri i moshës i çifteve bashkëshortore gjatë martesës është nga 25 deri 29 vjeç, kurse kufiri i moshës gjatë divorcit 30 deri 34 vjeç.
Mosha mesatare e martesës së parë është 27.4 për nusen dhe 29.9 për dhëndrin.
Edhe numri i divorceve këtë vit shënon ulje në krahasim me vitin e kaluar. Njoftohet për 1.613 divorce.
Më pak divorce, sic njofton KlanM, kanë ndodhur në gusht – 38, kurse më shumë gjatë marsit – 195. /KlanMacedonia/