Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale të 14 majit në bashkitë e vendit ka sulmuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri për bashkinë e Himarës, që u zgjoi fitues, duke e cilësuar si një njeri të paditur.
“Ai është një kokërr injoranti është një diversionit i pashoq që nuk përfaqëson asgjë përveç një grushti njerëzish këtu. I kanë dhënë mbështetje për të përfaqësuar një koalicion që është koalicioni më i shëmtuar qysh ku karavidhja e parë ka lindur. Çfarë do të kërkojnë nga unë himarjotët. Është një analfabet në greqisht, se në shqipe nuk është analfabet është dru. Ja foli atij drurit! Merr vesh nuk merr vesh”, tha Rama.
Si duket sot Rama është “penduar” për fjalorin që ka përdorur pasi gjatë intervistës për Kathimerini shprehet se gjatë fushatës mund të ketë thënë disa gjëra për të cilat nuk ndihet krenar.
Pyetje: Le të shkojmë në çështjen e me gjemba. Pyetja ime e parë është: Përse zgjodhët të sulmoni personalisht një kandidat për kryebashkiak. Gjatë fushatës konsideruar Belerin “injorant”, “mbeturinë”, “surrat i shpifur që të kall datën”. Jeni kryeministri i Shqipërisë dhe duke marrë parasysh postin, kjo ndërhyrje nuk barazohej me mesazh institucioneve policore e të drejtësisë të vendosin në shënjestër kandidatin?
Edi Rama: Faleminderit për pyetjen. Në radhë të parë në politikë ndodh të thuash gjëra për të cilat më pas nuk je krenar. E në këtë fushatë po, mund të kem thënë disa gjëra për të cilat nuk ndjehem vërtet mirë. Arsyeja që isha i ashpër me të ishin disa deklarata se do të promovonte procedurën e helenizimit të Himarës. Kjo nuk është diçka që thuhet në Europën e sotme. (Tha) se ishte aty të lironte Himarën, nuk e di nga kush? Por do doja të bëja një pyetje retorike. Po të dija që do fillonte investigim nga një referim në prokurori do kisha folur ashtu? Nuk besoj. Mora vesh për arrestimin e tij kur operacioni ishte në zhvillim, thirra shefin e policisë dhe e pyeta “Çfarë është kjo?” Më tha “Kemi urdhër arrestimi nga prokuroria bazuar në prova të padiskutueshme për blerje votash”. I thashë “dëgjo, mirë bën të jesh i sigurtë për këtë që po bën se mund të ketë zhvillime negative, prandaj duhet të bazohesh në prova të padiskutueshme”. Nuk kisha pjesëmarrje.