“Është koha që të qetësohet situata në veri”, Kurti bisedon me kryediplomatin italian

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani. Kurti dhe Tajani kanë folur edhe rreth situatës në veri.

Sipas asaj që raporton Klan Kosova, ata ranë dakord se duhet të zbatohet marrëveshja themelore me Serbinë dhe të qetësohet situata.

Prej mëngjesit të kësaj të hëne, serbët po protestojnë pranë godinave të komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Synimi i tyre është ndalimi i kryetarëve të zgjedhur që të shkojnë në vendet e tyre të punës. Për sigurinë po kujdesen policia e Kosovës dhe KFOR-i./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share