Edhe pse vlerësoi se është dashur të bëhet më herët, Arbër Ademi në Klan Debat u shpreh se heqja e 20 përqindëshit për gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar duhet të bëhet në çdo moment, por pa e precizuar nëse është tani ai moment, bashke me futjen e bullgarëve në Kushtetutë.
“Gjithmonë është momenti që një gjë e tillë të korrigjohet madje është dashur edhe më herët të bëhet, por i dimë sfidat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë dhe vlerësojmë se në çdo kohë, në çdo moment duhet të bëjmë një korrigjim të kësaj formule matematikore me një formulim dinjitoz, i cili e përshkruan realitetin ashtu siç është sepse pas atij 20 përqindëshi kemi gjuhën shqipe, popullin, kombin shqiptar”, tha mes tjerash Ademi./KlanMacedonia