ESHS: Rritje e çmimeve për 19.8% në periudhën Tetor 2021 – 2022

Rritje më e lartë e çmimit të qumështit dhe djathit, ulje e çmimit të vajit

Statistika në vend tregon se për 19,8% është shtrenjtuar jetesa brenda një viti, që është shkalla më e lartë e inflacionit e regjistruar në periudhë më të gjatë. Rritje shënon edhe indeksi i çmimeve me pakicë, 15,4% në nivel vjetor.

“Indeksi i çmimeve për jetesë në tetor të vitit 2022, në raport me muajin paraprak është 101,4 , ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është 100,6. Rritje e indekseve të shpenzimeve për jetësë në tetor të vitit 2022, në krahasim me muajin paraprak, vërehet te perimet e freskëta dhe të ngrira, qumështi, mishi, peshku, buka dhe drithërat”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Statistikës.

Rritja e çmimit të qumështit është 7,3%, e djathit 5,9%, e mishit 3,6%, ndërsa i bukës dhe drithërave 1,8%. Nga ana tjetër, statistikanët vërejnë edhe ulje të çmimeve, në mes muajit tetor dhe muajit paraprak, si për shembull te perimet e freskëta dhe të ngrira për 3,6% dhe te vaji për gatim 0,8%.

“Në tetor, ulje e indeksit të shpenzimeve për jetesë është vërejtur edhe te shërbimet për akomodim për 12,4%, aranzhmanet turistike për 10,4%, avio-biletat për 1,7%, lulet, pjesët rezervë dhe pajisjet për automjetet”, thotë raporti i ESHS-së.

Inflacioni prej mbi 10% në vit për shpenzimet e përgjithshme vërehet edhe në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian. Rritja më e lartë është ajo e energjensëve – 41%, ushqimit të papërpunuar – 15%, pas të cilave vijojnë alkoholi, cigaret dhe mallra e shërbime të tjera. Shkallën më të lartë të inflacionit e shënojnë Letonia, Lituania dhe Estonia, më pas Holanda, Italia, Austria dhe të tjera.

Përgatitit: Biljana Georgievska

Lexo gjithashtu
Total
0
Share