Papunësia në Maqedoni ka rënë në 12.9 për qind në tremujorin e parë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas të dhënave të publikuara sot nga ESHS, shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52,1 për qind, ndërsa shkalla e punësimit është 45,4 për qind.
“Sipas të dhënave të publikuara, në këtë periudhë si popullatë aktive janë regjistruar 788.909 persona, prej të cilëve 687.351 janë të punësuar, ndërsa 101.558 janë të papunë”, njoftojnë nga ESHS.
“Popullsia aktive në Maqedoni është 791.647 persona, prej tyre 688.296 janë të punësuar, ndërsa 103.351 janë të papunë.
Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.3 për qind, shkalla e punësimit është 45.4 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë është 13.1 për qind” njoftojnë nga ESHS.