Escobari e Lajçaku nisin takimin me Vuçiqin

Dyshja e diplomatëve të lartë, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak, pas qëndrimit në Kosovë ku takuan krerët institucionalë, kanë vazhduar rrugëtimin e tyre për në Beograd.

Atje dyshja është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim që raportohet të ketë nisur rreth orës 19:00, raporton Klankosova.tv.

Në takim, sipas “Tanjug”, po marrin pjesë edhe shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, si dhe ambasadori amerikan atje, Christopher Hill. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share