Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, viziton këtë të mërkurë Kosovën. Escobar është takuar mëngjesin e sotëm me Presidenten Vjosa Osmani.
Sipas asaj që raporton Klan Kosova, pas takimit ata do të mbajnë një konferencë për mediat. Escobar pritet që të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti si dhe liderët e partive opozitare.
Vizita e Escobarit më 19 tetor në Kosovë vjen në kohën kur Franca dhe Gjermania thuhet se u kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të mund të ishte një kornizë e re për dialogun midis dy shteteve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve./tvklan.al