I Dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta humbasë një mundësi nëse nuk rreshtohet me partnerët ndërkombëtarë.
“Shpresoj që Kurti në një pikë do të bindet me kërkesat e evropianëve dhe amerikanëve”, ka thënë Escobar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë kroatë të zhvilluar të premten mbrëma, transmeton KlanKosova.tv.
Ai është pyetur nëse në mesin se masave ndaj Kosovës do të jetë tërheqja e KFOR-it, për të cilën ai është shprehur që ajo mundësi “nuk është në tavolinë”.
Escobar ka bërë thirrje që ta pranohet plani evropian që sipas tij është i mirë dhe nuk anon nga ndonjëra palë.